×
  • Lajme
  • Lajme

    Në vitin 2019 në Kosovë lindën mbi 21 mijë fëmijë

    FrontOnline
    12 Qershor 2020

    Saktësisht 21798 foshnje janë lindur në Kosovë më 2019, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas njoftimit, këto janë lindje të gjalla, ndërsa ishin edhe 101 të vdekura.

    Janë regjistruar edhe 4364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës.

    Sipas statistikave, mosha mesatare e grave që kanë sjellë në jetë fëmijë më 2019 ishte 29-vjeçe.

    Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë.

    Sipas peshës së fëmijës së lindur, në institucione shëndetësore, numri më i madh i foshnjave ishte me peshë: 3 000 – 3 499 gramë., ose 37.0%; 3 500 – 3 999 gr., ose 30.6%; 2 500 – 2 999 gr., ose 12.5%; etj. Ndërkaq, foshnjat e lindura gjallë, me peshë më të vogël se 1000 gr. përbëjnë vetëm 0.2%.

    Për fëmijët e lindur jashtë institucionit mjekësor, sipas metodologjisë së hulumtimit nuk kërkohen të dhënat për peshën e tyre.

    Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me: shkollë të mesme me 41.2%; shkollë të lartë dhe me fakultet marrin pjesë me 29.4%; shkollë fillore me 22.1% etj.

    Emri me frekuencë më të madhe (më i shpeshtë) për vitin 2019 për vajza ishte emri Alea (131) dhe Ajla (129). Ndërsa, për djemtë emri më i shpeshtë ishte emri Amar (132) dhe Ajan (129) etj.

    Shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna kanë lindur bineq.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.