×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosovarët i rikthehen bregdetit shqiptar

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Hapja e kufirit me Shqipërinë, ditëve të fundit ka rritur dukshëm numrin e qytetareve nga Kosova që ia mësynë Shqipërisë për të kaluar vikendin, dhe anasjelltas. Kosovaret po rikthehen në bregdetin shqiptar pas një pauze rreth 3 mujore si pasojë e pandemisë COVID-19.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/618738032068055/

    Krahasuar me vitet paraprake sivjet Shqipëria ka bërë përgatitjet si asnjëherë më parë për të pritur turistet nga Kosova, pasi që edhe sikurse në të kaluarën Shqipëria mbetet destinacioni kryesor i Kosovës,  deri sa Shëngjini është një nga atraksionet kryesore.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/257465845484480/

     

    Ruzhdi Kurtishaj, Kryetar i Kuvendit të OEK-ut dhe të Shoqatës së Transportit rrugor si dhe pronar i kompanisë “Sharr Travel” thotë se autoritetet shqiptare kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që turistet nga Kosova të kalojnë sa më mirë në këtë shtet.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/290769318995197/

     

    Sipas tij, gjatë ditëve që lamë pas kanë nisur grupet e para të turisteve, e që sipas tij gjatë javëve në vijim pritet të ketë fluks të madh të qytetareve nga Kosova që do t’ia mësyjnë bregdetit shqiptar për të kaluar vikendin, ose pushimet verore.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/2619870048328547/

    “Kushtet nëpër hotele, por edhe çmimet sivjet janë si asnjëherë më parë. Ne si agjenci në bashkëpunim me partneret tanë në gjithë Shqipërinë, por edhe Malin e Zi kemi bërë të gjitha parapërgatitjet që klientët tanë të kalojnë sa më mirë. Por, për të kaluar pushimin me çmime sa më të volitshme qytetaret duhet sa më parë të rezervojnë  datat e pushimit të tyre në Agjencinë tonë” ka bërë të ditur ai.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/279034909914975/

    Sipas tij, “Sharr Travel” është njëra nga agjencitë më të mëdha në rajon e cila merret ekskluzivisht me turizëm, e ku pjese e flotës janë autobusët me komod në vend.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/3041550465931804/

    Për të rritur bashkëpunimin edhe më shumë të enjten në Prishtinë ka qëndruar  kryetari i Bashkësisë së Lezhës Pjerin Ndreu, dhe përfaqësues të Hoteleve të Shëngjinit të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë  Qemal Minxhozi ku u prezentua oferta e paketës turistike të Shëngjinit.

    https://www.facebook.com/SharrTravel/videos/303952717267610/

    Të pranishmit nga Kosova kërkuan nga pala shqiptare  akomodim e shërbime cilësore, shërbim mjekësor ambulator, pastërti, siguri, si dhe eliminimin e trafikut të rënduar gjatë pikut të sezonit turistik në Lezhë.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.