×
  • Vip
  • Vip

    Pandemia mbyll edhe “Shotën”, stafi në vetizolim

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Stafi administrativ i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” prej sot (e enjte) është në vetizolim. Punonjësi i këtij institucioni, që dyshohej se është infektuar me koronavirus, ka rezultuar pozitiv të mërkurën. I njëjti është bashkëshorti i punonjëses së Galerisë Kombëtare të Kosovës, e cila kishte rezultuar pozitive në testin për COVID-19 të martën. Si pasojë, pas Galerisë tashmë edhe “Shota” është mbyllur. Megjithëse punonjësi i këtij institucioni nga e mërkura e javës së kaluar ishte në vetizolim, Ministria e Kulturës do të kërkojë testim për punonjësit e “Shotës” dhe disa të vetë Ministrisë që ishin raste kontakti.

    “Punonjësi i ‘Shotës’ ka dalë pozitiv. Edhe pse ai ka qenë në vetizolim nga e mërkura e javës së kaluar, ne kemi kërkuar vetizolim të punëtorëve të ansamblit të cilët kanë pasur kontakt me punëtorin në fjalë. Të enjten do të kërkojmë testimin e punëtorëve që kanë pasur kontakt me të infektuarin”, ka thënë Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës./KOHA

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.