×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Opozita e vërtetë në Kosovë është Vetëvendosje

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë për herë të parë dyjat së bashku në opozitë.

    Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, tha se PDK-ja duhet të reformohet për të arritur që të ketë bashkëpunim me ta.

    “PDK-ja duhet të reformohet për të pasur një bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje në kuvendin e Kosovës. Tash mund të vijë që për ndonjë projektligj apo për ndonjë çështje, edhe do të votohet njësoj, por ajo nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të përbashkët apo ndonjë koordinim me PDK-në, por që mund të jetë qëndrim i njëjtë për një çështje të caktuar”.

    Por a bëri gabime Vetëvendosje në mënyrën e menaxhimit të pushtetit?

    “Nuk ka subjekt politik që nuk mund të gabojë, edhe Lëvizja Vetëvendosje mund të ketë gabuar, por në rrethanat aktuale, duhet të ketë të qartë çfarë ka ndodhur. Hashim Thaçit i është dashur një kryeministër, i cili e shtyu përpara projektin e rrezikshëm për shkëmbimin territorial. Nuk besoj se Vetëvendosje ka bërë ndonjë gabim në situatën aktuale, përkundrazi kemi qeverisur shumë mirë, edhe përkundër pandemisë politike, edhe pandemisë së koronavirusit”, njofton Abc News.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.