×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Prizreni: Vetëvendosja do t’ia shkurtojë jetën qeverisë ‘Koti’

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Lëvizaj Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga takimet e Albin Kurtit në Prizren.Kurti në fjalimin e tij në këtë qytet tha se zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet .Ai tutje u shpreh se Vetëvendosje është e interesuar t’ia shkurtojë sa më shpejt jetën qeverisë “Koti”.

    “Kryetari Kurti tha se Qeveria Koti që nuk varet thjeshtë prej Listës Serbe, por prej secilit deputet të kësaj liste, nuk ka as kredibilitet e as legjitimitet për të qëndruar, dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! që e bënë më së miri edhe qeverisjen edhe opozitën është e interesuar t’ia shkurtoj asaj jetën.” Postimi i plotë:“Jemi të bindur që ekziston dalja nga kjo krizë, ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë, dhe ajo zgjidhje janë zgjedhjet e reja, në mënyrë që në njërën anë qytetarët ta shprehin vullnetin në ato zgjedhje dhe në anën tjetër ta rifreskojmë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur hendek më të madh të legjitimitetit midis ekzekutivit që teknikisht ekziston edhe popullit i cili politikisht dëshiron diçka tjetër. Prandaj, ky peticion, është duke u bërë peticioni më i madh në Kosovën e pasluftës”, tha Kryetari Kurti sot Prizren, ku pas vizitës në Therandë dhe Mushnikovë, takimeve me struktura e qytetarë që po punojnë dhe nënshkruajnë peticionin atje, qëndroi në Prizren në hapjen e Javës së Lëvizjes që fillon me Ditën e Lidhjes.

    Kryetari Kurti tha se Qeveria Koti që nuk varet thjeshtë prej Listës Serbe, por prej secilit deputet të kësaj liste, nuk ka as kredibilitet e as legjitimitet për të qëndruar, dhe se Lëvizja VETËVENDOSJE! që e bënë më së miri edhe qeverisjen edhe opozitën është e interesuar t’ia shkurtoj asaj jetën.

    https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10156900814072000

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.