×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Karantina pastron liqenin në Turqi, zbulohet “thesari” i krishterë 1600 vjeçar (FOTO)

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Një nga pak benefitet e pakta që solli vendosja e karantinës ka qenë impakti që pati në natyrë. Ndalimi i qarkullimit të makinave dhe industrive bëri që ajri dhe uji të pastroheshin në mënyrë të konsiderueshme në shumë vende të botës.

    Rasti më i fundit vjen nga Turqia ku mbetjet e një bazilike të fundosur 1,600 vjeçare kanë dalë sërish në “dritë”.

    Pamjet e marra nga ajri tregojnë sesi nga ujërat i liqenit Iznik, që tashmë është i pastër si kristali, duken mbetjet e bazilikës nga epoka Bizantine, vetëm disa metra nën ujë.

    Mbetjet në fjalë, të cilat janë zakonisht të mbuluara nga algat, u zbuluan fillimisht në vitin 2014 dhe konsiderohen si një shembull arkitekturor i krishtërimit të hershëm. Në kohën e zbulimit, Instituti Arkeologjik i Amerikës e quajti bazilikën si një nga 10 zbulimet më të mëdha të vitit.

    Historianët besojnë se bazilika në fjalë është ndërtuar në vitin 390 pas lindjes së Krishtit në nder të Shën Neofitos, por që më pas u fundos në liqen pas një tërmeti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.