×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Politikanët e sotëm janë të prapambetur në krahasim me ata të Lidhjes së Prizrenit

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ish-kryeministri Albin Kurti ka kujtuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.Ai ka thënë se “10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi”.

    Postimi i tij i plotë në Facebook:

    Përderisa shqiptarët i bënin kryengritjet kundër Perandorisë Osmane, Serbia e Greqia përgatiteshin si t’i ndanin tokat e banuara me shqiptarë. Në njërën anë ishte ideja e shtetit serbomadh sipas modelit të Perandorisë së Car Dushanit e përmbledhur në programin ‘Naçertania’ të Ilija Garashaninit. Ndërkaq, në anën tjetër, ishte ‘Megali Ideja’ e kreut të shtetit grek Jani Koleti.

    Që të dy këto projekte dalin në të njëjtin vit: 1844! E mu në këtë vit te shqiptarët Naum Veqilharxhi boton Qarkoren dhe Evetorin e Parë. Pra, fqinjtë tanë projektojnë ekspanzionizëm territorial, ndërkaq ne shqiptarët gjuhë, alfabet e abetare.

    Perandoria Osmane kishte nisur reformat centralizuese të Tanzimatit që shkaktuan kryengritje të shumta popullore. Borxhet e Perandorisë Osmane sa vie e shtoheshin, saqë në vitin 1875 borxhet e jashtme të saj kishin arritur në 5,3 miliardë franga ari kurse nga të ardhurat shtetërore vjetore 37% ishin dedikuar vetëm për të paguar kamatën e huave.300 përfaqësues shqiptarë u mbodhën në Prizren, më 10 qershor 1878, atëherë kur rreziku ishte shumë i madh. Paqja e Shën Stefanit ishte nënshkruar ndërsa Kongresi i Berlinit do të hapej tri ditë më vonë.

    Lidhja e Prizrenit e formësoi kombin shqiptar por edhe e organizoi atë në aspektin politik e ushtarak. Ata përpiluan programin politik me kërkesa të qarta:– Bashkim i vilajeteve shqiptare
    – Ushtri me oficerë shqiptarë
    – Organe qendrore politike
    – Nëpunës që flasin shqip
    – Hapje e shkollave shqipe
    Me mobilizimin që bazohej në thirrjen “një luftëtar për çdo shtëpi dhe tre luftëtarë për shtëpi në zona kufitare”, e më së shumti në Malësinë e Madhe ku u mobilizuan të gjithë burrat e aftë për të mbajtur armë, Lidhja e Prizrenit arriti të ketë një çerek milioni shqiptarësh të armatosur e të organizuar. Pas shumë betejave të suksesshme kundër regjimenteve të Perandorisë, Lidhja arriti futjen nën kontroll të shumë qyteteve shqiptare: Vushtrrisë e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit e Gjakovës. Ajo mbrojti ushtarakisht Plavën e Gucinë, Grudën e Hotin. Asnjëherë tjetër nuk kemi arritur si komb ta kemi këtë nivel.Në atë periudhë u bëmë bashkë duke e ndërtuar kalimin prej ndjenjës së fuqishme kombëtare tek vetëdija e lartë kombëtare, prej idesë politike te programi politik dhe prej mendimit tek aksioni. Kararnameja (Libri i Vendimeve) parashihte besën e përgjithshme dhe ndalonte gjaqet. Sylejman Vokshi, Abdyl Frashëri dhe Ymer Prizreni ishin në krye të përfaqësuesve tanë. Ata e kuptonin që vetëmohimi dhe bashkimi janë të domosdoshme për lirinë e popullit, për të të mirën e gjithëmbarshme, për ecjen përpara.Atëbotë u lidhën komitetet e shqiptarëve anembanë trojeve që i popullonin. Kjo ishte lidhja. Ishte lidhja e viseve të ndryshme. Mirëpo, lidhja është edhe historike përveçse gjeografike. Pas Naum Veqilharxhit, natyrisht që erdhën Konstandin Kristoforidhi dhe Naim Frashëri. Ngjashëm sikurse pa Abdyl Frashërin nuk do t’i kishim më pas Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën. Kjo është mënyra se si brezat e kanë frymëzuar njëri-tjetrin dhe përveçse jemi lidhur në hapësirë jemi lidhur edhe në kohë.Politikanët e sotëm janë të prapambetur në krahasim me ata të Lidhjes së Prizrenit. Ata e kanë kuptuar se të bashkuar janë më të fuqishëm dhe më afër fitores andaj kanë theksuar të përbashkëtën, atë që na bën të ngjashëm, dhe janë themeluar mbi të. Lidhja e Prizrenit ka qenë shumë bashkëkohore.10 qershori i Lidhjes së Prizrenit, bashkë me 28 nëntorin e Flamurit të Skënderbeut e të Pavarësisë së Shqipërisë, janë themel historik i asaj që jemi dhe kulm politik i asaj që bëhemi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.