×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet Galeria Kombëtare në Prishtinë, konfirmohet një rast pozitiv me COVID-19

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Stafi i Galerisë Kombëtare të Kosovës nga e marta është në vetizolim. Një punonjëse e këtij institucioni ka rezultuar pozitive në testin për COVID- 19. Për pasojë, në Galeri është ndërprerë puna për hapjen e ekspozitës “Bienalja ndërkombëtare e vizatimit”. E njëjta është shtyrë për 18 qershor.

    Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani nëpërmjet telefonit ka konfirmuar mbylljen e institucionit.

    Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, Jehona Shyti, ka thënë se menjëherë pas konfirmimit të rastit kanë rekomanduar vetizolim të punonjësve të Galerisë.

    “Fatkeqësisht është konfirmuar një rast pozitiv dhe kemi rekomanduar vetizolim për rastet e kontaktit”, ka thënë Shyti.

    Sipas saj, të njëjtën gjë e kanë rekomanduar për punonjësit e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” pasi dyshohet se një punonjës i këtij institucioni mund ta bartë virusin. Bëhet fjalë për një familjar të ngushtë të punonjëses së Galerisë që ka rezultuar pozitive.

    Stafi artistik i ansamblit “Shota” është në pushim. Por në rast se punonjësi i Ansamblit që ka shfaqur shenja klinike të virusit rezulton pozitiv, do të vetizolohet i gjithë stafi esencial.

    Paraprakisht menaxhmeti i “Shotës” ka kërkuar që të testohen të gjithë punonjësit, por një gjë e tillë nuk është bërë.

    Pos këtyre dy institucioneve, puna është duke vazhduar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në Baletin Kombëtar të Kosovës, në Filarmoni e në Galerinë e Ministrisë së Kulturës. /koha.net/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.