
Drejtoria Italiane e Antikrimit me urdhër të Prokurorisë së Napolit ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një megaoperacion që ka vënë nën masa ndalimi 59 persona.
Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në organizim mafioz, korrupsion zgjedhor dhe zhvatje.
Hetimet kanë zbardhur një rrjet bashkëpunimi interesi mes politikës, grupeve sipërmarrëse dhe 3 klaneve mafioze kamorriste “Puca”, “Verde”, Ranucci”.
Mes të arrestuarve janë dhe 3 vëllezër të senatorit të partisë ‘Forza Italia’, Luigi Cesaro. Njëri prej vëllezërve është në pranga, ndërsa dy të tjerë në arrest shtëpiak.
Akuza ndaj tyre është edhe për bashkëpunim i jashtëm me grupe mafioze.
Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin parandalues të të mirave materiale me vlerë 80 milionë euro.