×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Në rrugët e Mitrovicës së Veriut nuk ka asgjë që të kujton zgjedhjet e Serbisë apo fushatën për zgjedhje. Kosova nuk është në qendër të fushatës në Serbi, por kjo mund të ndryshojë pas zgjedhjeve.

    Qysh nga fundi i luftës në Kosovë, votimet për zgjedhjet e Serbisë mbahen atje me ndihmën e OSBE-së. OSBE-ja ka organizuar në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, e prej vitit 2012 edhe ato lokale. Edhe tani thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

    “Jemi në kontakt me autoritetet dhe do të veprojmë sipas marrëveshjes“, thotë për Deutsche Welle zëdhënësi i misionit të OSBE në Kosovë, Senad Shaboviq.

    Kosova ka prej javës së kaluar një qeveri të re. Kryeministri i mëparshëm, Albin Kurti i Vetëvendosjes (LVV), ka kundërshtuar shpesh mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri të Kosovës.

    Ai ka paralajmëruar shpesh, se do të mund të ndalonte ndoshta edhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Pasardhësi i tij, Avdullah Hoti (LDK), nuk do t’i ndalojë zgjedhjet, mendon nënkryetari i Këshillit për qeverisje inkluzive, Shpëtim Gashi.

    “Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asgjë që do ta zemëronte Beogradin dhe është shumë e mundur mbajtja e zgjedhjeve – me ndihmë e OSBE apo në ndonjë formë tjetër“, thotë ai për DW.

    Qeveria e dialogut

    Qeveria e Avdullah Hotit është quajtur si “qeveria e dialogut”. Kjo qeveri ka hequr edhe masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka hapur rrugën e dialogut të ndërprerë në vitin 2018. Ky nuk është shkaku i vetëm pse kjo qeveri nuk është e popullarizuar në Kosovë. Qeveria e re është votuar me një shumicë minimale, prej 61 votash – 10 prej tyre të Listës Serbe, parti kjo e cila në Kosovë shihet si destruktive ndaj institucioneve të Kosovës dhe nën dirigjimin e Beogradit. Kështu mendon edhe Gashi. „Hoti nuk mund t’i lejojë vetes ta zemërojë Listën Serbe dhe të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri“.

    Por Gashi mendon se as Kurti nga pozita e re e opozitarit nuk do të pengojë procesin e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe. “Vetëm do të lëshojë ndonjë kumtesë dhe do të kritikojë mbajtjen e zgjedhjeve“, thotë ai. Megjithë mungesën e konfirmimit se zgjedhjet e Serbisë do të zhvillohen edhe në Kosovë, Komisioni Zgjedhor i Serbisë dhe autoritetet lokale kanë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen në 90 vendvotime në Kosovë. Këshillat lokale që do të garojnë për mandate në Kuvendin e Serbisë nuk janë organizuar si herëve të kaluara. Deri ditën e diel në veri nuk ka pasur fushatë, pankarta apo reklama parazgjedhore. Ka pasur vetëm disa lajmërime në rrjetet sociale.

    Kosova në rend dite pas zgjedhjeve

    Kosova ka qenë për një kohë të gjatë një prej temave më të nxehta në zgjedhjet e Serbisë, por kësaj radhe nuk është kështu. Komunat me shumicë nuk kanë qenë madje as pjesë e spoteve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS e presidentit Vuçiq), e cila ka mbështetjen më të madhe në Kosovë.

    Në diskutimet publike dominon dilema, nëse këto zgjedhje duhet të mbahen në kohën e pandemisë së virusit vorona, thotë për DW Dushan Milenkoviq, kryetar i Qendrës për dialog dhe iniciativë rajonale (CDDRI). Vetë fushata nuk ka ndonjë temë specifike. “Kosova nuk është temë e kësaj fushate, sepse nuk ka ndonjë temë të rëndësishme. Zgjedhjet janë vendosur para mbajtjes së tyre, ndonëse një parti opozitare ka hequr dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve. Por as kjo parti nuk ka vënë në rend dite ndonjë temë që ka lidhje me Kosovën”, thotë Milekoviq për DW.

    Ai mendon se partia e Vuçiqit do të fitojë dy të tretat e votave dhe se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. “Nëse Kosova vërtet është e gatshme për marrëveshje, mendoj se fushata mediatike e Vuçiqit për të justifikuar këtë nënshkrim do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve, ku ai do të fitojë dhe festojë, duke paralajmëruar edhe fitore të reja dhe sfida të mëdha – si gjithmonë që ka bërë”, mendon ai.

    Parakushti për marrëveshje është arritur me largimin e Kurtit nga pushteti. “Pushtetin në dorë e kanë tani favoritët e Vuçiqit”, thotë Milenkoviq dhe shton: “Presidenti i Serbisë ka filluar të përgatisë opinionin për marrëveshje apo njohjen e Kosovës dhe kjo tani është më e qartë se para dy-tre muajve”. /DW/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.