Një automjet është djegur në lagjen Fushë Mbret në qytetin e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për të fikur zjarrin.
Teksa makina po digjej kanë plasur edhe disa plumba. Sipas policisë, duket se brenda në makinë ka patur armë.
Ndërkohë i plagosur ka mbetur zjarrfikësi me inicialet D.M., i cili e ka marrë plumbin në këmbë. Ai është nisur menjëherë drejt spitalit.

