×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ish-ministri i Drejtësisë i dëshpëruar me punën e Albulena Haxhiut

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk është ndarë i kënaqur me punën e pasueses së tij në këtë ministri, Albulena Haxhiu. Ai ka theksuar se nga Haxhiu ka pritur më shumë angazhim dhe interesim.

    “Kam qenë i dëshpëruar se si realisht as dokumentet që i kam lënë të përfunduara siç ka qenë Kodi Civil, ose Kodi i Procedurës Penale nuk arriti me i sjellë në Kuvendin e Kosovës. Në anën tjetër dëshpërim ka qenë edhe procesi i vetingut. Nga një angazhim i tyre jashtëzakonisht i madh në opinion publik gjatë kohës sa ishin në opozitë për vetingun, erdhën në Qeveri dhe gjithë çfarë pamë për vetinguin ishte kërkesa që i`u bë një grupi të shoqërisë civile që t`ua hartojnë idenë se cila do të jetë mënyra që Kosova do ta bëj vetingun”, ka thënë Tahiri gjatë një intervistë për Front Online.

    E për mos përfundimin e vetingut, Tahiri tha se me gjasë Kurti dhe Haxhiu për këtë proces kanë dëgjuar vetëm në televizion, raporton Front Online.

    Tahiri: Sveçla në Dhomën e Përgjimeve dhe Abazi në Kopaonik, Thaçi u informua nga institucionet e sigurisë

    “Pra në atë kohë z.Haxhiu dhe ekipi i saj do të duhej që ta kishin idenë e tabluar dhe të krijojnë grupe punuese për hartimin e bazës ligjore dhe për ndryshimet kushtetuese që duhet të ndodhin në këtë vend për fillimin e procesit të vetingut. Pra nga ajo çfarë kemi parë si nga z.Kurti ashtu edhe nga z.Haxhiu që për vetingun më shumë se sa që kanë dëgjuar në televizion dhe në rastin e Shqipërisë, nuk kanë ide se çfarë është dhe se si duhet të procedohet”, ka thënë tutje ai.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.