×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    George Bush e Mitt Romney s’do e mbështesin Donald Trumpin për rizgjedhjen si president

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Në vitin 2009, ish-presidenti amerikan George W. Bush, pak para se të largohej si president deklaronte se nuk do merrej më me politikë. Por duket se ka ndërruar mendje.

    “Ish-presidenti George W.Bush nuk do e mbështesë rizgjedhjen e Donald Trump-it dhe po kështu Jeb Bush nuk është i sigurt se si do votojë.” – raportoi New York Times të shtunën.

    “Senatori Mitt Romney nuk do e mbështesë Donald Trump-in dhe po diskuton nëse do të votojë për të gjatë zgjedhjeve të nëntorit. Dhe Cindy McCain, e veja e senatorit John McCain, është pothuajse e sigurt se do të mbështesë Bidenin.” – shtoi raporti.

    Bush ka sulmuar në heshtje, por shpesh presidentin Trump që kur ai mori detyrën. Në tetor 2017, Bush dha një vlerësim tronditës ndaj Trump-it dhe politikave të tij, duke thënë se presidenti ka promovuar fanatizmin.

    “Ne kemi parë diskursin tonë që ka degraduar. Ne kemi parë nacionalizmin që është shtrembëruar në nativizëm. Kemi harruar dinamizmin që emigracioni ka sjellë gjithnjë në Amerikë.” – deklaronte Bush pa e përmendur me emër kreun e Shtëpisë së Bardhë.

    Pas këtyre deklaratave Trump iu përgjigj Bush-it duke thënë: “Oh, meqë ra fjala unë e vlerësoj mesazhin e ish-presidentit Bush, por ku ishte ai gjatë hetimit e gjykimit ndaj meje. Ai nuk ishte askund nuk tha gjysmë fjale për rrengun më të madh në historinë amerikane!”

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.