×
  • Lajme
  • Lajme

    Serwer: Presion i amerikanëve për marrëveshje deri në shtator

    FrontOnline
    07 Qershor 2020

    Njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, parashikon ndezje të motorëve në funksion të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshje të shpejtë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA.

    “Amerikanët do të bëjnë shumë presion për një marrëveshje deri në shtator, në mënyrë që presidenti Trump të udhëheqë para zgjedhjeve në SHBA dhe ta realizojë ceremoninë në “Kopshtin e trëndafilave”, të cilën ua ka premtuar presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Nëse presidenti Thaçi është i gatshëm t’ia dorëzojë Serbisë një pjesë të territorit që popullohet me shumicë serbe, kjo mund të ndodhë”, ka thënë Serwer.Serwer nuk mendon se Qeveria Hoti do të arrijë të imponohet në dialog. Sipas tij, presidenti do të jetë akteri kryesor.

    “Nëse Qeveria dëshiron ndonjë rol në dialog, ajo duhet të veprojë paraprakisht. Për shembull, mund të propozojë një rezolutë në Kuvend përmes së cilës kundërshtohet çfarëdo dhënie e territorit përveç korrigjimeve të vogla kufitare të kërkuara gjatë demarkacionit. Ai gjithashtu mund të deklarojë kërkesën për reciprocitet – çfarëdo që të marrë Serbia, Kosova duhet ta ketë në vlerë të barabartë”, ka thënë Serwer.“Kjo qeveri ka një shumicë të brishtë. Kushdo që udhëheq dialogun me Beogradin për ta marrë mbështetjen duhet të synojë të paktën votat e 2/3 të deputetëve. As Hoti e as Thaçi tani nuk e kanë këtë mbështetje. Nëse duan një marrëveshje të mirë, ata duhet ta kërkojnë atë. Vetëm uniteti i shpëton serbët, vetëm uniteti i shpëton kosovarët”, transmeton Koha.Kryeministri Avdullah Hoti fillimisht ka insistuar se dialogun do ta udhëheqë Qeveria dhe se nuk do të lejojnë ndryshimin e kufijve të 17 shkurtit të vitit 2008.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.