×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Të gjitha projektet e parapara për këtë vit do të realizohen

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se do të realizohen të gjitha projektet e parapara për këtë vit, e që kapin koston e dhjetëra miliona eurove.

    “Po mundohemi që t’i mbrojmë të gjitha këto projekte që i kemi për këtë vit, për të faktuar qëllimin dhe nevojën e realizimit. Pres që Kuvendi Komunal ta jap ditën e gjelbër, të mërkurën, në mënyrë që Qeveria dhe Kuvendi i Republikës ta menaxhojë buxhetin e rishikuar. Është rishikim i vogël sepse mbeten të gjitha projektet që kanë qenë”, ka thënë Haziri gjatë një konference për media pas mbledhjes së Bordit të drejtorëve, të shtunë.

    Ai pohoi se Bordi ka vlerësuar edhe reformën në shërbimin civil dhe administratë, duke thënë se po shkojnë drejt normimit dhe standardizimit të plotë e konform kontratave, derisa është folur edhe për reformën në administratën e arsimit dhe në shkollën profesionale, e cila në shtator e gjenë këtë komunë të përgatitur.

    Në këtë rrafsh, Haziri ka njoftuar se së shpejti do të nis edhe ndërtimi i çerdhës në lagjen Arbëria.

    “Përpos çerdheve që janë funksionalizuar, të hënën do të vijojnë mësimin plotësues nxënësit të klasëve të nënta për t’u përgatitur për testin e arritshmërisë i cili mbahet me 23 qershor, ndërkaq më 4 korrik mbahet testi i maturës. Po punojmë shumë që ta
    përmbyllim vitin shkollor dhe të përgatitemi për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka theksuar Haziri.

    Duke folur për situatën e pandemisë Covid-19, kryetari Lutfi Haziri pohoi se po menaxhohet në mënyrën më të mirë nga Komiteti përkatës, ndërkaq ka njoftuar se Gjilani po shkon drejt masave të reja të zbatimit, meqë nuk ka burime të reja të infeksionit.

    “Por, shqetësuese është rritja e numrit të rasteve pozitive në komunat fqinje dhe na bëjnë të obligueshëm që të mos lejojmë burim të ri të infeksionit. Apeloj të gjithë ata që punojnë jashtë Gjilanit që t’i përdorin masat mbrojtëse. Ndërkaq, është vërejtja e fundit për qendrat tregtare, të cilat nuk po i respektojnë masat. Nuk ka më tolerancë, inspekcioni do ta bëj punën e tyre”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.