×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    COVID-19 në Irak, varreza të veçanta për viktimat e pandemisë

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Trupat sillen natën në varrezat në jug të qytetit të shenjtë të Najaf, hapësirë e rezervuar kryesisht për viktimat e COVID-19. Vullnetarët të veshur me tutën mbrojtëse, dezinfektojnë dhe mbështjellin trupat, para se t’i fusin në arkivole.

    “Këto janë të vetmet varreza në Irak, e përsërisë, të vetmet, ku priten viktimat e koronavirusit”, thotë Abdul Hassan Kadhim, vullnetar.

    Skuadra e vullnetarëve e ngarkuar për varrosjen e këtyre trupave, vite më parë iu bashkua forcave irakiane popullore, që luftonin Shtetin Islamik . Sot ata varrosin viktimat e Covid-19, një punë shteruese si në nivel fizik ashtu edhe në ata emocional.

    Abu Sajad, 46 vjeç, thotë se familjarët e tij nuk e dinë që ai punon në këto varreza, por miqtë të cilët janë në dijeni, evitojnë takimet me të, edhe pse s’ka të dhëna se koronavirusi mund të përhapët nga kufomat.

    “Unë i njoh mirë ata, do ishin trembur shumë, dhe do ishin bërë merak për mua. Njerëzit të cilët e dinë që unë punoj këtu, nuk më evitojnë drejtpërdrejtë, por unë e ndiej që ata thjesht kanë turp të më thonë që mos t’u afrohem”, tregon ai.

    Disa fise dhe liderë fetar nuk pranuan që viktimat e Covid-19, të preheshin në varrezat lokale dhe kjo është edhe arsyeja se pse u krijua kjo hapësirë, tha Abdul Hassan Kadhim, drejtues i trupave vullnetare që punojnë në këto varreza.

    Sipas tij, shumë prej viktimave të koronavirusit janë varrosur pa u kryer ritet e rastit.

    Për t’u dhënë viktimave një ceremoni dinjitoze, për t’i përcjellë ata me respekt drejt banesës së fundit, vullnetarët janë informuar mbi rritet fetare myslimane dhe të krishtera të cilat duhen ndjekur. Sipas tyre kjo ka i ka dhënë një lloj paqeje edhe familjarëve të viktimave të cilët e kanë të ndaluar të afrohen, për shkak të kufizimeve prej pandemisë. Viktimat u çuan në krahinën Al-Nahrawan dhe në Mohammed Sakran.

    Por, fiset e zonës nuk lejuan që trupat të varroseshin aty. Ndaj trupat u morën, u ridërguan në morg dhe u lanë atje për rreth 15 ditë. Në disa zona trupa u varrosën pa kujdes, pa u larë dhe pa respektuar ritet fetare.

    “Këtu ne i varrosim të vdekurit më respekt dhe humanizëm. Zbatojmë të gjitha ritet fetare. E vetmja diferencë është se trupat prehen në distancë nga varrezat e vjetra, por gjithsesi jemi sërish në territorin e Najaf”, thotë një tjetër vullnetar, Mohammad Baker Al-Mohammad, student shiit.

    Më tepër se 200 vetë kanë humbur jetën në Irak që nga shpërthimi i virusit në muajin shkurt, dhe vullnetarët thonë se atyre u dërgohen 2 deri në 4 kufoma në ditë. Sipas ministrisë së shëndetësisë shifrat e pandemisë në vend janë dyfishuar nga 3 mijë në 6 mijë të infektuar brenda një periudhë dy javore.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.