
Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi ka folur më gjerësisht rreth largimit nga zyrat e qeverisë të ish-Kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij me qetësi dhe pa kontestime.
Maliqi jep arsyet pse qeveria Kurti u largua nga pushteti. Ai ndër të tjera thekson se nëse demantohet paranoja e Kurtit se nuk ka “thika të ngulura mbi hartën e Kosovës” ai mund të humbasë në elektorat.
“Qeveria Kurti është larguar nga pushteti për shkak të jogatishmërisë që t’i përgjigjet sfidës më të dhe që lëkundi seriozisht raportet e Kosovës me SHBA-të, e pjesërisht edhe me BE-në, për çka ajo mund të mbahet përgjegjëse më gjatë, sepse vazhdimi i dialogut me Serbinë ka qenë dhe mbetet prioritet i faktorëve ndërkombëtarë”.
“Tani që LVV nuk është në pushtet, dëmi që e shkaktoi vetë nuk mund të riparohet me propagandë. Sepse, çka nëse proceset në vijim do të tregojnë se ka qenë krejtësisht e paarsyeshme frika e tij se ate si Kryeministër në Washington do ta presin “me thika të ngulura mbi hartën e Kosovës”? Nëse me këtë demantim dëshmohet paranoja politike e Kurtit, a nuk do të duhej të humbte ai një pjesë të konsiderueshme të ndikimit dhe elektoratit?”, tha Maliqi për Blicin.