×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erdogan uron Hotin: Do t’iu mbështes për një Kosovë të fortë

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    ryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar një telegram urimi nga Recep Tayyip Erdoğan, President i Turqisë, njofton zyra e Kryeministrit.

    Në telegramin e urimit, Erdogan i ka uruar sukesese, Kryeministrit të ri duke i thënë se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë.

    “Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës. Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar”, thuhet në telegramin e urimit.

    Telegrami i urimit i Presidentit të Turqisë:

    I nderuar Kryeministër,

    Në emrin tim dhe të popullit tim, me ndjenjat më të përzemërta ia uroj Shkëlqesisë suaj marrjen e postit të Kryeministrit pas votimit të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës.

    Ju uroj suksese në misionin tuaj të ri. Turqia edhe më tutje do të vazhdoj të ju mbështesë në punët tuaja të cilat do ti realizoni për një Kosovë të fortë dhe të prosperuar.

    Solidariteti midis vendeve tona ka fituar rëndësi në luftën kundër pandemisë COVID-19 e cila ka kapluar tërë botën. Shpresoj që furnizimet mjekësore, të cilat i kemi dërguar kanë kontribuar në luftën e Kosovës kundër pandemisë COVID-19. Ju përcjell ngushëllimet e mia për vëllezërit tanë kosovarë që humbën jetën për shkak të pandemisë ndërsa të prekurve u uroj shërim sa më të shpejtë.

    Besoj se marrëdhëniet tona bilaterale, rrënjët e të cilave shtrihen në lidhjet miqësore dhe vëllazërore, do të zhvillohen më tej dhe me këtë rast, unë riafirmoj dëshirat e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj, si dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik dhe vëlla të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.