
Një granatë e paplasur është gjetur afër Drejtorsië së Policisë Tiranë teksa punonjësit e UKT po gërmonin për një kanal. Në fakt punonjësit e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë po punonin në rrugën “Vangjel Furxhi” në kryeqytet për të shtruar një tubacion dhe gjatë punës ësthë gjetur granata e paplasur. Pikërisht kjo granatë është gjetur afër Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe priten ekspertët për të bërë çmontimin e saj.
Sipas burimeve të Policisë është rrethuar vendi i ngjarjes dhe pritet që të ketë një shpërthim të kontrolluar të saj, nëse do të jetë në kushte pasigurie.
Ndërkaq është vendosur edhe një perimetër sigurie për të mos lejuar asnjë kalim në zonë, deri në mbërritjen e ekspertëve. Gjithashtu pritet që eksepertët të kryejnë me mjete të posaçme edhe një kontroll të zonës, për të pasur nëse mund të ketë të tjera granatë të këtij lloji.