×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave në Prizren, falsifikonin diploma

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj 8 personave të cilët kryenin veprën penale, “falsifikim dokumentesh”, dhe merrnin 1300 deri në 2000 euro për një punë të kryes si falsifikim.

    Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale mashtrimi në disa qytete të Kosovës, pa aplikuar fare për sigurimin e dokumentit në organet kompetente.

    Ky veprim i tyre ka përfunduar me 9 tetor të vitit të kaluar.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., E.Xh., F.Xh., dhe B.A., për shkak se ekziston dyshimi i bazuar mirë se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2, e në lidhje me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, më tutje në deklaratën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, thuhet se këta 8 persona kanë qenë të organizuar dhe punët i kanë kryer në mënyrë të organizuar, ku masat e aplikimit të fshehta për marrje të diplomës, kanë kaluar në duart e secilit, kinse si zyrtarë.

    Këtë e bëjnë deri më datë 09.10.2019, ku përmes aplikimit të masave të fshehta, përmes zyrtarëve të kamufluar dhe infiltruar, arrihet që nga ky grup të sigurohet diploma e lëshuar në emrin e personit nën kamuflimin, i cili aplikon te ky grup dhe merr diplomë kinse i njëjti ka kryer shkollën e mesme teknike “Hasan Tahsini” në Obiliq, e gjithë kjo në kundërvlerë të pagesës së shumës për këtë të fundit prej 1,300 euro, me ç’rast të pandehurit M.H., dhe A.R., kapen në flagrancë nga zyrtarët policorë në momentin kur ishin duke bërë shkëmbimin e parave dhe diplomës së bashku me dëftesat shkollore të falsifikuara. Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.