×
  • Lajme
  • Lajme

    I zgjatet mandati edhe për tri vjet misionit ushtarak zviceran në Kosovë

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Këshilli Federal (qeveria) dhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicres dëshirojnë të zgjasin misionin ushtarak zviceran për tre vjet dhe të rrisin numrin maksimal. Sipas tyre, situata e sigurisë ënë Kosovë është ende e tensionuar.

    Këshilli Federal (qeveria) dhe Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicres dëshirojnë të zgjasin misionin ushtarak zviceran për tre vjet dhe të rrisin numrin maksimal. Sipas tyre, situata e sigurisë ënë Kosovë është ende e tensionuar.

    Serbia ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Siç konstaton Këshilli Federal, situata e sigurisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor është përkeqësuar.

    Prandaj ai dëshiron të zgjasë misionin Swisscoy të ushtrisë zvicerane në Kosovë deri në fund të vitit 2023 dhe për kthejë përsëri numrin maksimal, prej 195 ushtarësh.

    Ashtu si më parë, në rast të një kërcënimi në rritje, kontigjenti mund të rritet për 20 persona që do të shërbenin në një maksimum prej katër muajsh.

    Të enjten, Dhoma Nacionale ka miratuar me numër bindës votash propozimin përkatës. Ishin 108 vota pro, 48 kundër dhe 30 abstenime, përcjell albinfo.ch. Kjo dhomë, me këtë veprim ka ndjekur rekomandimet e komisionit të saj për politikë të jashtme dhe siguri, shkruan srf.ch.

    Shumica besojnë se situata politike dhe e sigurisë në Kosovë ende kërkon praninë e Kfor-it dhe për këtë arsye shfrytëzimi i Swisscoy është ende i arsyeshëm dhe i nevojshëm. Kjo, për faktin Kosova nuk është ende e aftë për të garantuar sigurinë më vete, përcjell albinfo.ch. Në dritën e tensioneve të vazhdueshme në terren, mbështetësit gjithashtu e konsiderojnë të arsyeshme t’i japin Këshillit Federal kompetencën për të rritur kuotën.

    Kundër: Vetëm SVP dhe të gjelbrit

    Të Gjelbrit dhe SVP janë ndër kundërshtarë të vazhdimit të misionit. “Kosovës i duhet mbështetje për të ndërtuar struktura demokratike dhe jo armë” ka thënë deputetja nacionale e Partisë së Gjelbër, Marionna Schlatter. “Ky mision që pop zgjat shumë, e bën Kosovën të varur nga ushtria zvicerane”.

    Ndërsa SVP argumenton kundërshtimin e saj duke thënë se Zvicra është një vend neutral. “Ushtria jonë nuk ka asnjë punë jashtë vendit”, ka thënë Erich Hess, deputet i SVP-së në Parlament.

    Nga Rubrika
    Lifestyle03 Mars 2026
    Numri më i madh i milionerëve është nga tri profesione të cilat fitojnë më së shumti: teknologjia informative, financat dhe kontabiliteti. Andaj...
    Lifestyle02 Mars 2026
    Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Sot në marrëdhëniet tuaja mund të ndiheni më të ndjeshëm ndaj fjalëve të...
    Lifestyle28 Shkurt 2026
    Mërkuri, planeti që ngatërron mendimet dhe komunikimin, do të jetë në prapavijë nga 26 shkurti deri më 20 mars në shenjën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po udhëtonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, njoftoi zyra e...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për, siç ka...
    Sport04 Mars 2026
    Barcelona u eliminua nga Kupa e Mbretit pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi Atlético Madrid kishte fituar takimin e...
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.