
Një tërmet i shkallës 6.5 rihter goditi veriun e Halmahera në afërsi të provincës së Sulawesi-it të Veriut në Indonezi. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeografike GFZ (GFZ).
Indonezia ndodhet në zonën e ashtuquajtur ‘Pacific Ring of Fire’, dhe është goditur shpesh nga tërmetet që shoqërohen ndonjëherë nga tsunami.
