×
  • Lajme
  • Lajme

    5 punëtorë të KEK-ut infektohen me Coronavirus

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Janë infektuar me Coronavirus edhe 5 punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), raporton Front Online.

    KEK-u është duke gjurmuar rastet e kontakteve që edhe atyre t’u bëhen testet dhe të vetizolohen.

    Ata u kanë bërë thirrje të gjithë punëtorëve që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP-së.

    Njoftimi i plotë:

    Të dashur punëtorë,

    Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitiv edhe 5 kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

    Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e perkujdesit për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

    Menaxhmenti edhe një herë ju bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi!

    Me respekt

    Korporata Energjetike e Kosovës

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.