
Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një sirian, 20-vjeç, u gjet i pajetë në lagjen nr.1 të qytetit. Paraprakisht dyshohet se i riu sirian u vra nga bashkëkombësit e tij.
Mësohet se një dëshmitar ka rrëfyer se ka parë pak çaste para gjetjes së viktimës një tjetër shtetas sirian, me njolla gjaku në trup, i cili po ecte me nxitim nga “Vollgat” në drejtim të bashkisë.
Të tjera detaje për ngjarjen nuk bëhen ende të ditura, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ndërkohë, Policia përveç shumë provave që ka grumbulluar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur edhe marrjen e dëshmive të banorëve aty pranë. Por njëri prej tyre është konsideruar si dëshmitar kyç. Ai ka mundur të hedhë dritë edhe mbi identikitin e autorit të dyshuar.