×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Këmba në qafë” është përdorur mesatarisht 1 herë në javë në Minneapolis

    FrontOnline
    02 Qershor 2020

    Që nga viti 2012, të paktën 58 vetë kanë humbur ndjenjat pasi janë kapur për fyti nga efektiv policie në Minneapolis, ka zbuluar CNN nga një analizë e të dhënave të Policisë së qytetit.

    Nga 428 persona tek të cilët është përdorur një teknikë e ngjashme me atë që u përdor ndaj George Floyd, i cili më pas humbi jetën, 14% kanë humbur ndjenjat.

    Kjo do të thotë që procedura, e cila është e ndaluar në pjesën më të madhe të rajoneve të policisë, është përdorur rreth një herë në javë në këtë periudhë.

    Një tjetër e dhënë tregon se rreth 2/3-at e personave të kapur me forcë ishin me ngjyrë, në një qytet ku kjo bashkësi përbën rreth 19% të popullsisë.

    Ekspertë të sigurisë i thanë CNN se veprimi i efektivit Derek Chauvin, i cili vendosi gjurin mbi qafën e Floyd duke ushtruar presion mbi të për disa minuta, nuk do të klasifikohej si një procedurë e rregullt ndalimi në manualet e policisë.

    Por, në manualin e Policisë së Mineapolisit thuhet se efektivit i lejohet të vendosë dorën ose këmbën mbi qafën e të ndaluarit, pa ushtruar presion mbi rrugët e frymëmarrjes.

    Pas arrestimit, efektivi Chauvin, është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe të dytë. Ai do të dalë para gjykatës gjatë këtij muaji.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.