×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Komandanti i FSK-së: Kemi shpenzuar 90% të buxhetit

    FrontOnline
    31 Maj 2020

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar vetëm 90% të buxhetit. Lidhur me këtë komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në një intervistë për Front Online, ka thënë se çështja e shpenzimit është punë administrative, dhe se nuk është nën kompetencë të tij.

    “Janë më shumë çështje administrative të shpenzimit të buxhetit për çka mund të them që mund të kenë mbetje edhe tek mallrat dhe shërbimet dhe janë kategori të ndara, por mbi të dhënat zyrtare e kemi shpenzuar buxhetin mbi 90%. Për mua më shumë ka qenë në interes projektet kapitale që kanë të bëjnë me pajisje esenciale më të nevojshme dhe më të domosdoshme që ndikojnë direkt në operacionalitetin e njësive bazuar në mandat dhe në mision”, ka thënë ai.

    E mos shpenzimi i buxhetit, sipas Ramës mund të lidhet edhe me mbetjet nga projektet që mund të kenë kosto më të ulët sesa që është paraparë.

    “Mund të flasim për projekte në kuptimin konkret sepse ato janë të dhëna zyrtare. Ka pasur raste që Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar  edhe mbetje të buxhetit për shkak, se po e supozojë ne kemi planifikuar një projekt që ka kosto 1 milionë ka ardhur oferta me 700 mijë euro. Ato janë mbetje dhe nuk do të thotë që nuk është realizuar projekti”, ka thënë ndër të tjera Rama për Front Online.

    Gjeneral Rama: Ushtria është e gatshme

    Në ndërkohë duke folur për krahasimin e shpenzimit të buxhetit të FSK-së, në raport me vitet e kaluara, komandanti i FSK-së, ka theksuar se ka ndryshime për sa i përket projekteve dhe kostove të tyre.

    “Nuk mund të bëhet krahasim sepse kemi pasur rritje të buxhetit, por edhe nevojat dhe specifikat që kanë qenë të projekteve të caktuara dallojnë dhe disa projekte varen shumë edhe prej faktorit tjetër. Ka pajisje që nuk prodhohen në Kosovë, ka pajisje që i kanë rregullat e veta, qoftë edhe të dhënies së lejes të transportit, shfrytëzuesi i fundit dhe ka projekte që ekskluzivisht nuk varen prej Kosovës, por jemi të varur prej tregut të jashtëm”, ka thënë ai për Front Online.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.