
Është lansuar raporti i fundit nga UNDP, i 18-ti më radhë, që mat Pulsin Publik.
Nga përgjigjet e gjithsej 1306 qytetarëve, më shumë se gjysma e tyre kanë shprehur pakënaqësi rreth drejtimit politik që ka marrë vendi ynë.
LEXO EDHE: Sa janë të kënaqur qytetarët me liderët? E para Vjosa, i dyti Albini, Thaçi i fundit
“Më shumë se gjysma e të anketuarve (62.8%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin aktual politik të Kosovës. Ky nivel i pakënaqshmërisë është rritur me 12.7 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2019. Niveli i kënaqshmërisë me drejtimin politik të Kosovës arrin vetëm 10.6%, ngjashëm me nëntorin 2019 (10.2%). Gjithsej 19.7% e të anketuarve deklaruan se kanë qëndrim neutral për këtë çështje, që përbën një rënie prej 13.7 pikë përqindje nga anketa e nëntorit 2019”, thuhet në raportin e UNDP-së.
Kjo ndodh edhe përkundër se për disa institucione në vend, kënaqshmëria me punën e tyre ka arritur rekord të pëlqyeshmerisë, si në rastin e kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Nga 20% të pelqyshmerisë së punës së ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, në nëntor të vitit 2019, në anketimin e prillit të këtij viti është arritur për herë të parë 72 përqindëshi i knaqshmerisë së punës së një kryeparlamentari.