
Analisti politik, Faton Abdullahu komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me çështjen e dekretit të presidenti Hashim Thaçi për mandatarin për formimin e qeverisë së re, raporton “Front Online”.
Abdullahu në një postim ka thënë se ky vendim VV-së ja morri pushtetin ndërsa LDK-së, AAK-së dhe Nismës ja dha pushtetin.
Postimi i plotë:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ja morri pushtetin VV-së e bëri me pushtetet LDK-AAK, NISMA-n.
• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë, sepse i ndalojë shumë të padrejta, mangësi e gabime, prej të cilave pati dëme qytetari ynë, bizneset tona, por edhe vetë shteti i Kosovës.
• Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vetëm Partisë Demokratike të Kosovës as nuk ja morri pushtetin, as nuk e solli në pushtet. Ishte dhe mbeti në opozitë.
• Jemi para sfidave të mëdha dhe përkushtimi më i madh duhet të jetë riparimi i raporteve tona me SHBA-t, menaxhimi i situatës të krijuar nga pandemia.
• Qeveria Hoti për të funksionuar duhet ta këtë ndihmën e madhe nga faktori ndërkombëtar për ta kompensuar mungesën e votave të shumta që nuk i ka.
• Qeveria Hoti lë shumicën shqiptare jashtë, sepse VV dhe PDK nuk do të jenë në Qeveri.
• Lista Serbe do të jetë e faktorizuar më shumë se kurrë. Kjo do të bëhet më e dëmshme se kurrë, nëse kjo Qeveri hynë në dialog me Serbinë./Front Online