×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Guvernatori:Prodhimet bujqësore duhet të sigurohen

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Guvenatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër.

    “Nuk janë problem politikat fiskale por kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit”, tha ai për RTK.

    Ai po ashtu tha se duhet ndalur më shumë tek sektori i bujqësisë dhe kërkesat e bujqëve , sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e puënsimit.

    “Kosova ka politika fiskale më të favorshme se çdo vend tjetër. Sot nuk janë problem politikat fiskale në Kosovë mirëpo janë problem kushtet tjera të cilat e bëjnë të dobishme dhe që janë të nevojshme me qëllim që të përkrahet sektori i prodhimit. Po ndalem te sektori i bujqësisë dhe t’i përmendim dy gjëra që janë esenciale, sepse është një ndër sektorët që është promotor i zhvillimit ekonomik dhe që mund të ndikoj në rritjen ekonomike në vend, në rritjen e punësimit. Ajo çfarë sot po kërkojnë bujqit në Kosovë, sipas mendimit tim profesional, është që në rend të parë ata duhet të kenë siguri për produktet e tyre. Realisht, siguri në aspektin e asaj që investimin që e bëjnë ne rast të fatkeqësive natyrore ta ketë të siguruar që në rast se shkaktohet ose humbet nga fatkeqësitë natyrore, ta kompenzojë në rastin konkret një kompani e sigurimit. Pra, të shkohet me një polisë të sigurimit 70 me 30, pra 70 e paguan shteti ndërsa 30 paguan vet bujku në rastin konkret dhe në rast të fatkeqësisë natyrore i kompenzohet nga kompania e sigurimeve 100% dëmi që është shkaktuar. E dyta, po besoj çka bujku kërkon është që produktin e vet ta ketë të sigurt të shitur, në rastin konkret shteti mund të ndihmojë dhe të ju thot të gjithë bujqëve se ju mund të prodhoni dhe nëse nuk mund ta shitni atëherë e blejmë ne, krijon rezerva shtetërore, e përcakton edhe çmimin që është i leverdishëm. Kjo është kërkesa kryesore e bujqëve sot, sepse shumë bujq detyrohen që prodhimet e tyre në rast të mos shitjes të hidhen në mbeturina, ose rastin e fundit që kemi në Rahovec  ku të gjitha punimet në tokë janë dëmtuar si rezultat e breshrave, ujrave etj, prandaj janë këto dy gjëra kryesore që duhet të realizohen sa i përket sektorit të bujqësisë, dhe që i motivon me prodhu edhe më shumë”, tha guvernatori Mehmeti.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.