
Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19.
Por, disa prej tyre pas më shumë se dy muajve kanë filluar t’i hapin ata.
E, një gjë të tillë do ta bënë edhe Shqipëria.
Për hapjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe për shumë tema tjera për Front Online ka folur Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi .
Ai tha se hapja e kufirit ndërmjet Shqipëri-Kosovë do të bëhet më 1 qershor.
Minxhozi tha se pas hapjes së kufirit nga Shqipëria, presin që një gjë të tillë ta bënë edhe Kosova.
“ Më 1 qershor përfundimisht do të hapet kufiri në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, shpresojmë se edhe Kosova do të marr një vendim të tillë në mënyrë që të jetë reciproke, por ajo që është me e rëndësishme do të ketë një hapje graduale në Shqipëri, do të ketë të njëjtat sjellje si për qytetarët e Kosovës ashtu edhe të anës tjetër të kufirit”, tha Minxhozi për Front Online.