
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e ka shpallur Kosovën republikë presidenciale.
Kështu ka thënë ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, duke shtuar Presidenti Thaçi e ka ditur se çfarë vendimi do të ndërmerr Kushtetuesja.
“Vendimi i Kushtetueses është shpallje e Kosovës republikë presidenciale”.
“Ky vendim i ka dy konsekuenca: (1) e shpallë Kosovë republike presidenciale dhe (2) thotë nuk ke fituar asgjë dhe asgjë nuk numërohet nëse nuk i ke fituar 51 për-qind të votave”.
“Komenti im është se Thaçi e paska ditur vendimin”.
“Ne kemi hyrë me një kauzë që është ndryshimi rrënjësor në Kosovë. Ne kemi hyrë me këtë kauzë, por është ndërprerë shumë shpejt për shkak të prishjes së koalicionit”.
“Sipas tij, ç’kapja e shtetit do të mund të ndodhte nëse koalicioni VV-LDK do të vazhdonte për një ose dy mandate”.