×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhaj: Dyshoj në shëndetin mendor të Thaçit

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se dyshon në shëndetin mental të presidentit Thaçi.

    “Unë personalisht kam filluar të dyshoj në shëndetin mental të Thaçit”, është shprehur Rexhaj.

    Tutje, Rexhaj tha se kohëve të fundit, Thaci është bërë tejet agresiv dhe rrenës.

    “Kohëve të fundit është bërë tejet agresiv dhe rrenc. Akuzat e tij ndaj kryeministrit, zv kryeministrit, ministres janë rrena”, ka thënë Rexhaj.

    Pos Rexhajt, sonte ndaj tij kanë reaguar edhe zëvendës kryeministri i Qeversisë në detyrë, Haki Abazi dhe ministrja në detyrë e Drejtwsisë, Albulena Haxhiu.

    Haki Abazi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ofenduar rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

    “Thaçi është rrenc dhe njeri i poshtër”, ka shkruar Abazi.

    Sonte gjithashtu ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se presidenti e ka humbur toruan dhe se do të ngritë padi ndaj tij.

    “Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda”, është shprehur Haxhiu.

    Haxhiu pretendon se Thaçi tha se ministrja ka laborator droge

    “Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge”, shkroi Haxhiu.

    Ajo premtoi se nesër do ta pdis Thacin për shpifje.

    “Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt”, premtoi Haxhiu.

    Gjithashtu, ajo tha se edhe prokuroria duhet ta thërras për dëshmi presidentin pas deklaratave të tij.

    “Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi”, përfundoi Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.