
Presidenti i Republikës së Kosovës në emisionin Debat Plus në Tv Dukagjini, ka thënë se Kryeministri dhe pjestarë tjerë të Qeverisë, kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK, shkruan Front Online.
Sipas Thaçiit, ata për të mos lënë gjurmë kanë ndërhyrë në kamerat e sigurisë.
“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë ndalur kamerat dhe kanë vizituar dhomen e përgjimeve në PTK”, u shpreh Thaçi.
Tutje, ai tha se për këtë vepër, këta tre persona duhet të përballen me drejtësinë.
“Shkuarja fshehtas në dhomën e përgjimeve, ndalja e kamerave, është vepër penale dhe duhen të përballen me drejtësinë”, theksoi Thaci
Thaçi: Të zotohemi të gjithë se do të pranojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese