×
  • Lajme
  • Lajme

    Bokshi: Mungesa e strategjisë krijoi Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Teki Bokshi, avokat, në emisionin Desku në KTV ka thënë se mungesa e strategjisë dhe mos aktiviteti i mjaftueshëm ka bërë që të krijohet Gjykata Speciale në Kosovë.

    Ai ka rrëfyer se si kishte nisur bashkëpunimin me Natasha Kandiqin dhe vizitat në burgjet e Serbisë.“Kur Natasha Kandiqi kishte ardhur në Rahovec dhe e kam takuar ajo na tha se nëse dëshironi unë mund t’iu krijoj kushtet që me ardhë në Serbi dhe me shku me i vizituar të burgosurit në burgjet serbe. Ideja ka qenë që të shkojmë të vizitojmë të burgosurit për me hulumtuar se a e dinë ata se ku janë personat e humbur. Puna në aktivitetin e parë që e kemi bërë atje me shumë peripeti Natasha ka siguruar listën e njerëzve të burgosur, kush janë bartë prej Kosovës dhe kush janë gjallë”, ka thënë Bokshi.

    Ai tutje ka thënë se në ato lista kanë qenë 2350 të burgosur që janë bartë prej Kosovës dhe të gjithë janë dalë të gjallë. Kush s’ka qenë në ato lista, sipas tij, janë llogaritur si të zhdukur dhe kush nuk ka qenë në atë listë deri më sot nuk është gjetur.“Prej fundit të korrikut të vitit 1999 ne kemi shkuar dhe praktikisht kemi pasur listat në të gjitha burgjet e Serbisë. Meqenëse në burgun e Mitrovicës ka pasur një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që s’kanë pasur fare lëndë të hapura. Ata janë marrë ditëve të fundit të luftës, gjatë fushatës së bombardimeve. Atje na nuk kishim ku me marrë leje, zakonisht kur të shkohet të vizitohen të paraburgosurit duhet të merret leje, atëherë prej Gjyqtarit hetues. Ata s’kanë pasur kurrkund dosje të ngritura kështu që me angazhimin e Natasha Kandiqit na kanë caktuar të premten e parë të çdo muaji kemi pasur të drejtë që të shkojmë në shërbim të burgut dhe kemi pasur listat e njerëzve dhe kemi shkuar në vizitë”, ka thënë Bokshi.Sipas tij Serbia ka vepruar shumë mirë me anë të formimit të një gjykate vendore për të gjykuar krimet e luftës, pritshmëritë prej se cilës në fillim ishin mjaft të mira.

    “Ata janë gjetur shumë mirë për mos me iu ndodh ajo çfarë na ka ndodhur neve me Gjykatën Speciale. Ata kanë themeluar Kolegjin për Krime lufte dhe krim të organizuar. Falë presionit të fuqishëm ndërkombëtarë, praktikisht kanë investuar në ish-ndërtesën e zonës ushtarake ka investuar Bashkësia Evropiane ku kanë bërë të gjitha kushtet logjistike. Ishte krijuar një përshtypje se diçka vërtet do të ndodhë”, ka thënë Bokshi. “Por, ata i akuzuan një pjesë të krimeve më monstruoze që kanë ndodhur në Kosovë, por në secilën ditë e vit më tutje praktikisht gjithnjë e më pak. E në pesë vjet e fundit nuk kanë ngritë aktakuza”.Sipas tij akuza për vrasjen në burgun e Dubravës ka dëshmi të fuqishme.
    “Shembull akuza për vrasjen e të burgosurve në burgun e Dubravës, ku janë vrarë mbi 200 persona, ka dëshmi shumë të fuqishme. Sot e asaj dite akuza nuk është ngritë”, ka thënë Bokshi. “Në vitin e kaluar në Serbi janë proceduar dy raste, është përfunduar në fshatin Tërnje, dhe është në procedim e sipër lënda që është kthyer në rigjykim për çështjet e krimeve në Çyshk, Lybeniq, Pavlan dhe Zahaq. Këta janë persona të nivelit të ulët të përgjegjësisë”.Sipas tij as përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare por as kosovarët nuk kanë bërë mjaftueshëm, derisa thekson se të dhënat për krimet e luftës duhet të centralizohen e jo të jenë të fragmentuara.“Është krijuar një Instituti për Krime të Luftës që praktikisht nuk janë krijuar kushtet elementare që të punohet në mënyrë efektive. Bosnja e Hercegovina ka krijuar në Agjenci Shtetërore ku janë evidentuar të gjitha krimet e luftës dhe për secilin rast dhe viktimë ka të dhëna të mjaftueshme se ku ka ndodhur e kur ka ndodhur. Për ne të dhënat janë mbledhur në mënyrë fragmentare, nuk janë të centralizuara. Shpresoj që kjo punë të vazhdohet sa më herët pasi ka njerëz që dinë të punojnë dhe që së paku t’i kemi të centralizuara në një institucion”, ka thënë Bokshi. “Sikur sot të na kërkohen të dhënat për krimet e luftës dhe për viktimat duhet të shkojmë te Natasha Kandiqi në Beograd që ka të dhëna shumë më shumë se ne dhe të sistemuara”.Sipas tij ende nuk është vonë që të centralizohen të dhënat dhe dëshmitë për krimet e luftës në Kosovë.“Ne duhet të japim shembullin e parë. Kosova e ka mundësinë me e bo, ende nuk është shumë vonë megjithëse janë zbeh apo kanë humbur gjurmët e disa të dyshuarit për krime të luftës kanë vdekur”, ka thënë Bokshi.Tutje ai ka thënë se nuk mund të ketë amnisti për krimet e luftës.“Krimet e luftës me konventa ndërkombëtare nuk ka mundësi që të amnistohen. Nuk do të dëshiroja që të ndodhë kurrë ajo, praktikisht do të ishte shkelje e rëndë dhe fyerje ndaj atyre personave që kanë vdekur. Sa e sa shqiptarë janë vrarë gjatë luftës. Shumica e të vrarëve kanë qenë civilë. Prej tyre vetëm 2400 apo 2500 kanë qenë ushtarë (të tjerë civilë)”, ka thënë Bokshi.Ai pret që Gjykata Speciale të jetë korrekte, porse ajo është krijuar për shkak të mungesës së strategjisë nga pala kosovare.“Po ta krijonim ne një Gjykatë tonën mendoj se deri të kjo situatë nuk do të vinim. Kjo Gjykatë Speciale është e njëanshme dhe se jam i bindur që do të gjykojnë në mënyrë korrekte dhe të drejtë, por është e rëndësishme se çfarë u servohet atyre. Me mos aktivitet të mjaftueshëm dhe me mangësi të strategjisë ne kemi sjellë veten në një situatë të tillë që kemi krijuar një Gjykatë në të cilën nuk kemi asnjë ndikim. Është dashur që këto të ndodhin në Kosovë”, ka thënë Bokshi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.