×
  • Lajme
  • Lajme

    Provimet nuk do të fillojnë nga 1 qershori

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Këshilli i studentëve ka reaguar rreth draft-propozimit që kanë pranuar rreth provimeve të qershorit.

    Në një postim në Facebook, Këshilli thotë se janë të shqetësuar rreth këtij draft-propozimi, i cili sipas tyre, është totalisht jashtë interesit të studentëve.

    “Pas koordinimit dhe bashkërendimit me shumicen e Këshilleve Studentore dhe Parlamentit, provimet edhe zyrtarisht nuk do të fillojnë nga 1 Qershori.Si në postimin paraprak, jemi pajtuar që të shqyrtohen 2 propozime ku do të votohen të premten dhe jashtë tyre nuk do të ketë mundesi tjetër”, thuhet në reagimin e tyre.

    Parlamenti Studentor, bashkë me shumicën e studentëve-senatorë dhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj, kanë njoftuar se janë pajtuar që mbledhja e nesërme e senatit e paraparë që të mbahet në mënyrë virtuale, të shtyhet për të premten dhe të mbahet në mënyrë fizike.

    Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në pajtueshmëri me Këshillet Studentore të FM-së, FNA-së, FIEK-ut, FShMN-së, Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit të Edukimit, Fakultetit Filozofik, Fakultetit të Arteve, FBV-së, FEFS-it dhe shumicës së studentëve senatorë, thotë se ka arritur në përfundim që janë vetëm dy opsione të pranueshme dhe prej tyre të vendoset për më të favorshmën.

    “Vetëm kështu mendojmë se ruhet procesi i vlerësimit dhe përmbylljes së vitit akademik, pa u dëmtuar studentët. Meqë afatet tashmë të shpallura si: afati i prillit, afatet e absolventëve dhe vlerësimet periodike (kolokviumet) nuk janë mbajtur”, thuhet në njoftim.

    Këto janë dy propozimet e Parlamentit Studentor:

    Propozimi 1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor,

    2. Mbajtja e afatit plotësues të Qershorit deri me dy provime,

    3. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit,

    4. Mbajtja e rregullt e afatit të Shtatorit,

    5. Mbajtja e afatit plotësues të Shtatorit deri me dy provime,

    6. Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik. Propozimi II

    1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor,

    2. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit,

    3. Organizimi i një afati të plotë, të provimeve gjatë verës,

    4. Mbajtja e afatit të rregullt të Shtatorit

    5. Të ketë hapësirë të mjaftueshme kohor ndërmjet afateve,

    6. Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.