×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nevojiten masa parandaluese për pasojat eventuale të pandemisë

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga fusha e psikologjisë në kuadër të muajit të shëndetit mendor.

    Në takim u diskutua krijimi i një linje të vazhdueshme bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve të kësaj lëmie dhe institucioneve të vendit për temat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

    Osmani ka thënë se periudha e pandemisë është shoqëruar më vështirësi edhe nga aspekti i shëndetit mendor, ndaj ka thënë se duhet marrë masa parandaluese nga pasojat eventuale të shkaktuara nga kjo situatë.

    Profesionistët, ndërkaq e njoftuan Osmanin se janë marrë me trajtimin e kategorive specifike, siç janë të moshuarit apo studentët. Sipas tyre, në një shoqëri e cila dominohet nga rinia, është më rëndësi të krijohet ambient ku maksimalizohet potenciali i individit. Më tej, ata kanë thënë se pandemia ka rritur pabarazinë ndërmjet kategorive të ndryshme sociale.

    Të dy palët u pajtuan se problemet e shëndetit mendor nuk duhet të trajtohen vetëm nga profesionistët, por duhet ngritur vetëdija qytetare, në mënyrë që problemet e tilla ta marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve.

    Gjithashtu, u tha se çështjet e shëndetit mendor nuk duhet trajtuar përgjatë një muaji apo në raste krizash, por duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm institucional.​

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.