×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova – Vetëvendosjes: Numrat i kemi, protestat mbani lirisht

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova shprehet i bindur se LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë së re pa shkuar fare në zgjedhje të parakohshme.

    Rugova tha se LDK-ja është duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë, proces ky i cili sipas Rugovës do të përfundojë shumë shpejt.

    “Ne patjetër që numrat për formimin e qeverisë i kemi dhe ajo pritet të formohet shumë shpejt, jemi duke e pritur njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj menjëherë formimin e qeverisë”, tha Rugova.

    Tutje Rugova ka komentuar edhe mbajtjen e protestave të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje në rast se Kushtetuesja vendos në favor të LDK-së.

    Ai thotë se është e drejtë e VV-së që të mbajnë protesta, por që të njëjtat duhet të jenë demokratike e jo demokratike.

    “Është e drejtë e Vetëvendosjes nëse dëshiron të mbajë protesta apo jo, nëse ato janë demokratike, është e drejtë të mbahen, por nëse nuk janë, atëherë nuk duhet të mbahen”, u shpreh Rugova për blic.

    Këtë të premte është paralajmërimi nga Gjykata Kushtetuese, për publikimin e vendimit se a do të shkojë vendi në zgjedhje të reja, apo do të formohet një qeveri pa proces zgjedhor. Presidenti Thaçi kërkoi nga përfaqësuesit politikë që ta lënë të qetë Gjykatën Kushtetuese. Ndërsa kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e quajti uzurpator të zyrave qeveritare.

    Gjykata Kushtetuese më 1 maj kishte vendosur si masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

    Pas dekretimit të Hotit nga Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje menjëherë i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Thaçit dhe duke kërkuar vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të dekretit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.