×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në vitin 1999 në “Lagjen e Trimave”, në Prizren.

    Veseli ka thënë se nuk do ta ndal angazhimin e tij për të themeluar tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.

    “26 Maji i vitit 1999, u kthye në tragjedi për popullin tonë në ‘Lagjen e Trimave’ të Prizrenit. Forcat serbe vranë e masakruan 27 civilë shqiptarë të cilët kishin vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre kur mijëra të tjerë po dëboheshin drejt Shqipërisë.

    Vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj kësaj lagje dhe fshatrave të Vërrinit e Opojës të cilët ishin baza të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë. Djemtë dhe vajzat e kësaj lagje ishin luftëtarët më të mirë e trima të UÇK-së”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    Kreu i PDK-së, ka pohuar se të gjithë kriminelët serb duhet vënë para drejtësisë.

    “Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.