
Republika Çeke po hap sot pikat e saj kufitare me Austrinë dhe Gjermaninë – megjithëse kufizimet për ata që lejohen të hyjnë në vend mbeten.
Do të lejohen vetëm qytetarët e kthyer, të huajt, studentët dhe udhëtarët nga Bashkimi Evropian. Policia do të kryejë kontrolle të makinave dhe udhëtarët do të duhet të ofrojnë një certifikatë që vërteton se nuk kanë Covid-19 – ose përndryshe përballen me dy javë të karantinës.
Nga e mërkura, kufiri me Sllovakinë do të rihapet, por vizitorët nga secila anë e kufirit do të duhet të kthehen brenda 48 orëve.
Çekia ishte një nga vendet e para evropiane që mbylli kufijtë e saj, duke e bërë këtë më 12 mars, raporton BBC.