×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Netanyahu nuk do të heqë dorë nga aneksimi i Bregut Perëndimor

    FrontOnline
    25 Maj 2020

    Izraeli nuk do të lëshojë “mundësinë historike” për të zgjeruar sovranitetin e tij në disa pjesë të Bregut Perëndimor, ka thënë të hënën kryeministri Benjamin Netanyahu. Ai e ka quajtur këtë si detyrë kryesore të qeverisë së tij të re, raporton Reuters.

    Palestinezët e konsiderojnë këtë si okupim të ri dhe në shenjë proteste, javën e kaluar, ata shpallën fundin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin dhe aleatin e tij, SHBA-në.

    Netanyahu është zotuar se do te vendosë nën sovranitet të Izraelit vendbanimet hebreje dhe Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor. Ai ka vendosur 1 qershorin si datë për nisjen e diskutimeve të kësaj çështjeje në kabinet, gjë e cila ka ndezur alarmin edhe në Bashkimin Evropian.

    Gjatë takimit të ligjvënësve të partisë së tij djathtiste Likud, Netanyahu i vlerësoi këto lëvizje në Bregun Perëndimor si “të rëndësisë së madhe” të detyrave që duhen ndërmarrë nga qeveria e krijuar nga partia e tij dhe ajo Gantz, më 17 maj.

    “Kemi një mundësi historike e cila nuk ka ekzistuar që nga viti 1948, për të vendosur sovranitetin në Jude dhe Samarinë në mënyrë të zgjuar dhe diplomatike”, tha ai, duke iu referuar vitit të lindjes së shtetit të Izraelit dhe duke përdorur emrat Biblik për Bregun Perëndimor.

    E ky plan i tij vjen në kohën kur ndaj tij po mbahet edhe gjykimi për korrupsion.

    “Është një mundësi e madhe dhe nuk do ta lemë të na ikë”, shtoi ai, një ditë pas nisjes së gjykimit ndaj tij për korrupsion. Ai mohoi akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

    Palestinezët së bashku me shumë shtete tjera i konsiderojnë ilegale kolonitë në tokat, të cilat Izraeli i okupoi gjatë luftës së Lindjes së Mesme. Izraeli e mohon këtë. Kritikët e aneksimit nga ana e Izraelit kanë ngritur brengat se kjo gjë do të rritë dhunën anti-Izraelite.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.