
Janë arrestuare nga policia e Kosovës, 3 persona pasi që të njëjtit, gjatë një kontrolle të policisë, janë kapur me marihuanë, raporton “Front Online”.
Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ali Vitia, Prishtinë 23.05.2020-23:58. Në lokacionin e lartcekur, patrulla policore ka hasur në tre te dyshuar meshkuj kosovar dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit Marihuanë të cilës nuk i është bërë matja e peshës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Front Online
Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, katër persona dërgohen në QKUK