×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryeministri i Izraelit del në gjyq për korrupsion

    FrontOnline
    24 Maj 2020

    Gjykimi për korrupsioni i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të fillojë të dielën në një gjykatë të Jeruzalemit. Ai është kryeministri i parë i këtij vendi që ndiqet penalisht për një krim, ndonëse i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se i tërë procesi është një gjueti shtrigash.

    Netanyahu pritet të paraqitet në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit vetëm një javë pasi u betua për mandatin e pestë në krye të qeverisë së unitetit, duke i dhënë fund një bllokade politike që zgjati më shumë se një vit.

    Kundër tij në nëntor ishte ngritur akuzë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në tri raste që kishin të bënin me pranimin e dhuratave nga miqtë milionerë. Dyshohet se këto dhurata kanë ardhur në këmbim të favoreve për disa shefa të medieve, të cilët më pas do t’i bënin lajme pozitive kryeministrit.

    Si kryeministër, Netanyahu nuk është i detyruar ligjërisht që të japë dorëheqje dhe ka thënë se beteja në gjykatë nuk do të ndikojë në aftësinë e tij për ta kryer punën e shefit të qeverisë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

    Ai ka bërë kërkesë për falje, por gjykata ia ka refuzuar dhe ka thënë se është e rëndësishme që të shihet se drejtësia ka shkuar në vend.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.