
Ky është momenti i jashtëzakonshëm kur një foshnje doli gjallë nga rrënojat e avionit që u rrëzua në Pakistan.
Një gazetar i lajmeve lokale po transmetonte kur të gjithë panë një fsohnjë që po nxirrej gjallë nga rrënojat.
Kryetari i bashkisë tha që të gjithë 107 pasagjerët në fluturim PK8303 vdiqën pasi avioni u rrëzua pak para se të zbriste në aeroportin kryesor të Karaçi.
Sidoqoftë, disa familajrë kanë pretenduar se ata kanë kontaktuar me të dashurit e tyre duke thënë se ata janë gjallë.
“Gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga piloti ishte duke thënë se ka një problem teknik,” tha zëdhënësi i PIA, Abdullah H. Khan.
Një zyrtar i lartë i aviacionit civil tha për Reuters se avioni nuk ishte në gjendje të ulej për shkak të një defekti teknik, por shkaku ende nuk është bërë i ditur.