×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi thotë se po kërcënohen gjyqtarët e Kushtetutës nga militantët

    FrontOnline
    23 Maj 2020

    Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Arbashi, ka thënë se qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë që të rrëzohet Qeveria në fillim të muajit mars.

    I ftuar natën e mbrëmshme në një emision në Klan Kosova, Abrashi ka thënë se qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka.

    “Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi.

    Ndër tjera Abrashi ka thënë se po shohim kërcënime ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

    “Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”, është shprehur ndër tjera sekretari i LDK-së.

    Sipas tij, LDK ia ka dhënë mundësinë Kurtit për t’u dëshmuar në qeverisje por që ai e ka shpërdoruar atë.

    “Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”, ka thënë Abrashi.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar ndaj deklaratës së Aleksandër Vulinit. Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.