
Presidenti i Repubulikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ai është i gatshëm të paguaj çmimin e dorëheqjes si president nëse është nevoja.
“Unë nuk di çfarë vendimi do të marr Gjykata Kushtetuese, nëse duhet të paguaj çmim presidenti, okej, vetëm vendi le të ecë përpara”. tha Thaçi ne Rubikon.
Ai gjithashtu theksoi se mban përgjegjësi të plotë dhe se merr përsipër edhe pasojat.
“Unë mbaj përgjegjësi të plotë, unë marr përsipër edhe pasojat”, tha ai.