×
  • Lajme
  • Lajme

    Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat e reja postare

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Posta e Kosovës, ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare të titulluar, ”20 Vjetori i Gjysmë Maratonës – Prishtina 2020”, dedikuar njërës nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në Kosovë, që tani më tradicionalisht mbahet në Prishtinë.

    Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Salih Morina me bashkëpunëtorë të tyre, pritën zëvendësministrin e MEPTINIS, Edison Jakurti, si dhe Kryetarin e Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani.

    Zyrtarët e Lartë të Postës së Kosovës i uruan Sylejmani përvjetorin e 20-të të Gjysmë Maratonës, si e arritur e parë sportive në Kosovën e pasluftës. Në shenjë nderi dhe respekti për kontributin e Federatës së Atletikës së Kosovës, ata i dhuruan pullën e parë postare të punuara në bronz.

    Jakurti dhe Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, në fjalimet e tyre falënderuan Postën e Kosovës për kontributin e kësaj të fundit në afirmimin e vlerave tona shtetërore, konkretisht të atletikës.

    Gara e parë e gjysmë maratonës së Prishtinës ishte organizuar për herë të parë më 8 prill 2001 me moton “Festo Pranverën – Vrapo për paqe dhe tolerancë”, e cila ka qenë e hapur për të gjithë të interesuarit pa dallim moshe, gjinie dhe etnie, përfshirë edhe persona me aftësi të veçanta.

    Përmes kësaj pulle postare që ka vlerën nominale 1.80 euro, Filatelia e Postës së Kosovës kontribuon në afirmimin e atletikës, ndërsa motivon atletët tanë në arritje sportive të Kosovës në arenën Ndërkombëtare.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.