×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liqeni Kaltër” në Obiliq disa të dhëna dhe fakte!

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Ky liqen është krijuar nga ujërat që rrjedhin nga mbetje e hirit te djegies së qymyrit që deponohet përmes sistemit hidraulik nga TC A dhe TC B të KEK në deponinë e hirit në ish minierën e boshatisur sipërfaqësore të Mihjes së Mirashit.

    Liqeni ka ngjyrë të kaltër për shkak të përmbajtjes bazike dhe pranisë së kemikateve të ndryshme që vijnë nga përbërja që ka hiri i KEK-ut. Në përbërje të hirit të TCA dhe TCB, përfshihen kryesisht okside të ndryshme të cilat në reaksion me ujin japin baza (hidrokside) dhe kështu krijojnë ambientin bazik të ujit të këtij liqeni. Në mesin e këtyre oksideve me përmbajtje më të lartë janë të pranishme Oksidi i Kalciumit (CaO), Treoksidi i Hekurit (Fe2O3), Treoksidi i Aluminit (Al2O3), Oksidi i Magnezit (MgO) etj.

    Në kuadër të përbërjes së hirit që deponohet në formë të qullët në këtë zonë, ka edhe metale të rënda dhe fenole të cilat së bashku me bazat e lartë përmendur krijojnë në medium kompleks kimik në liqenin e krijuar.

    Në bazë të të dhënave nga Raportet mujore të KEK-ut për ujërat e shkarkuara në pikën matëse në këtë zonë, vërehen tejkalime të disa parametrave sikurse janë PH e cila arrin vlerat deri në 13, pastaj përçueshmëria elektrike, kloruret, nitratet dhe materiet e suspenduara në ujë.

    Tejkalimi i këtyre parametrave është vërejtur po ashtu edhe nga matjet e realizuara nga IHMK gjatë viteve 2017 dhe 2018 më kërkesën e Inspektoratit të Mjedisit të ish MMPH dhe të Avokatit të Popullit. Nga analizat fiziko-kimike të ujërave të liqenit të realizuara në laboratorin e IHMK, është konstatuar vlera e lartë e PH-së së ujit dhe përçueshmëria e lartë elektrike.

    Niveli i ujërave të liqenit të kaltër rritet sidomos gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit dhe kjo rritë mundësinë e daljes së ujërave jashtë zonës se deponisë.
    Ekziston rreziku potencial edhe i depërtimit të ujërave të ndotura të liqenit në shtresat nëntokësore duke rrezikuar edhe ndotjen e akumulimeve ujore nëntokësore të kësaj zone.

    AMMK në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm dhe vlerësimit të gjendjes së mjedisit dhe identifikimit të zonave me potencial të lartë të ndotjes e ka identifikuar deponinë e hirit dhe liqenin e kaltër në mesin e hot-spoteve mjedisore apo zonave me ndotje të lartë që kërkojnë rehabilitim.

    Bazuar në legjislacionin në fuqi është obligim i KEK-ut që të bëjë zgjidhje për këtë problem mjedisor. Një nga masat që ka ndërmarrë KEK-u për menaxhimin e situatës është ngritja e barrierave për të parandaluar kalimin e ujërave të deponisë në ujërat sipërfaqësore përreth dhe me theks te veçantë në lumin Sitnica.

    Zgjidhja e problemit të liqenit të kaltër është një nga prioritetet mjedisore për të ardhmen dhe rehabilitimi i tij pritet të adresohet përmes një projekti të rehabilitim të mbështetur nga Banka Botërore, që tanimë është në fazën e zhvillimit.

    Përveç rehabilitimit të deponisë dhe zbatimit të standardeve mjedisore, një nga alternativat më të mira për zgjidhjen e problemit për të ardhmen do të ishte edhe përdorimi i hirit të TCA dhe TCB si lënde e parë për prodhim sikurse ndodhë në shumë ratë të ngjashme në botë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.