×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    OEAK: Përdorimi i klauzolës së forcës madhore në kontrata shumë i rëndësishëm për bizneset

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Megjithëse legjislacioni kosovar e lë përfshirjen e forcës madhore në kontrata në diskrecionin e palëve, pandemia COVID-19 si ngjarje e paparashikuar dhe jo e kontrollueshme ka krijuar nevojë të theksuar për inkorporimin e kësaj klauzole në kontrata, duke e marrë parasysh krijimin e pamundësive të shumta të veprimit nga ndonjëra palë si pasojë e kësaj pandemie.

    Kjo u tha mes tjerash në forumin virtual të radhës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale mbi përdorimin dhe sfidat e ndryshme për klauzolat e forcës madhore në kontrata.

    Siç njofton kumtesa, avokati Fisnik Salihu theksoi se kjo pandemi ka sjellë në pah nevojën e kontratave sa më gjithëpërfshirëse, në mënyrë që palët të mbrojnë pozicionin e tyre gjatë kohëzgjatjes së të njëjtave.

    Salihu shtoi se për ta shfrytëzuar klauzolën e forcës madhore gjatë kësaj situate duhet të shqyrtohet kontrata e nënshkruar mes biznesit dhe palës tjetër me këshilltarë ligjorë, si dhe listimi i forcës madhore në kontratë, në mënyrë që të respektohen afatet e paracaktuara dhe pala të lirohet nga detyrimet kontraktuese. Për më tepër, ai theksoi se pandemia COVID-19 është forcë madhore dhe klasifikohet si e tillë me term ligjorë, prandaj bizneset mund të thërrasin mbi klauzolën e forcave madhore për rishikim dhe mbajtje të pozitës që e kanë të vendosur në kontratë.

    Avokati Visar Ramaj tha se si rrjedhojë e forcës madhore siç është në këtë rast pandemia COVID-19, bizneset nuk kanë pasur çasje efektive në mekanizmat ligjorë dhe kjo ka shkaktuar vonesa të shumta në procesimin e lëndëve.

    Ai shtoi se sa i përket ndarjes së rrezikut, kontrata e nënshkruar në mes të dy palëve është instrument që lejon diskutimin e ngjarjeve të paparashikuara, përmes klauzolës së forcës madhore.

    Sipas Ramajt, në rast së palët nuk e kanë parashikuar specifikisht në kontratë se si do të veprojnë në rast të forcave madhore, atëherë aplikohen dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve përmes palëve. Ai theksoi gjithashtu se nëse nuk përmbushen kontratat si pasojë e këtyre forcave, palës tjetër nuk i mundësohet e drejta të padis për dëmshpërblim, por vetëm të bëjë shkëputje të kontratës në fjalë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.