
Një burrë është dënuar me vdekje në Singapor me video-thirrje përmes aplikacionit Zoom për rolin e tij në një marrëveshje droge, rast i parë ky ku dënimi kapital është dhënë nga distanca.
Punithan Genasan, një 37 vjeçar malajzian, mori dënimin për rolin e tij në një shitblerje të heroinës në 2011 të premten, treguan dokumentet gjyqësore, me vendin nën mbyllje në përpjekje për të frenuar një nga normat më të larta të koronavirusit në Azi.
“Për sigurinë e të gjithë personave të përfshirë në procedurë, seanca dëgjimore për Prokurorin Publik kundër Punithan A / L Genasan u zhvillua me video-konferencë,” tha një zëdhënës i gjykatës supreme të Singaporit në përgjigje të pyetjeve të Reuters, duke përmendur kufizimet e vendosura për të minimizuar përhapjen e virusit, transmeton Klan Kosova.
Kjo ishte çështja e parë penale ku një dënim me vdekje është shqiptuar me dëgjim të largët në Singapor, shtoi zëdhënësi.
Grupet e të drejtave kanë kritikuar përdorimin e Zoomit në rastet kapitale, Fernando tha se ai nuk kundërshtonte përdorimin e video-konferencave për thirrjen e së premtes pasi ishte vetëm marrja e verdiktit të gjyqtarit, i cili mund të dëgjohej qartë, dhe asnjë argument tjetër ligjor u prezantuan
Singapori ka një politikë tolerance zero për droga të paligjshme dhe ka varur qindra njerëz – përfshirë dhjetëra të huaj – për vepra narkotike gjatë dekadave të kaluara, thonë grupet e të drejtave të njeriut,