×
  • Lajme
  • Lajme

    ​IKSHPK demanton deklaratat e Albena Reshitaj

    FrontOnline
    19 Maj 2020

    nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka reaguar ndaj deklaratës për media të kryetares së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, e cila gjatë ditës së sotme ka thënë se nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik iu është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe.

    Instituti thotë se drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani sot si i ftuar ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në të cilën ka prezentuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë dhe është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të komisionit.

    “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thekson se nuk qëndron ajo që në disa portale citohet të ketë deklaruar Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Dr Albena Reshitaj, se “Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik na u është thënë se nuk kanë pasur shumë përkrahje institucionale gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Kosova nuk ka pas kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme, sidomos për të riatdhesuarit.” Përkundrazi, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar para anëtarëve të komisionit se të gjitha rekomandimet e IKSHPK janë marrë parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës dhe janë shndërruar në masa të cilat kanë pasur efekt në zbutjen dhe mbajtjen në kontroll të situatës epidemiologjike. Gjithashtu, Prof. Naser Ramadani ka deklaruar se ka pasur kapacitete të mjaftueshme të bëhen testime dhe se asnjë person që ka pasur indikacione epidemiologjike nuk ka mbetur pa u testuar. Lidhur me të gjitha këto deklarime para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, ekziston transkripti dhe dëshmitë e anëtarëve të Komisionit të pranishëm në mbledhje”, thuhet në reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.